Ish-basketbollisti rrëfen momentin e shpërthimeve në aeroportin e Brukselit

Ish-basketballisti i cili u fotografua i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak në aeroportin e Brukselit tha se gjatë gjithë përvojës së tmerrshme po mendonte për familjen e tij dhe nuk donte që vajzat e tij të rriteshin pa një baba.Braziliani Sebastien Bellin e krahasoi momentin kur shpërthimi hodhi trupin e tij në erë si një “jastëk me pupla”.Duke folur për Le Capitale.be nga shtrati i spitalit Erasme të Brukselit, Bellin i përlotur tha: “Po i thoja vetes : Do ja dal, do ja dal”.Sportisti u shpreh se fillimisht ai u qëllua në bel para se një tjetër shpërthim ta hidhte në ajër.“115 kilet e mia u hodhën në erë si një jastëk me pupla”- shtoi ai.Ndërkohë për ABC News ai u shpreh: “Nuk doja që vajzat e mia të rriteshin pa një baba. Unë nisa të luaj tenis me më të madhen, 7 vjeçaren time për t'i treguar asaj që është një lojtare e mrekullueshme. Po mendoja “duhet t’ja dal prej këtu sepse ajo ka nevojë për trajnerin e saj”.Fotoja e Sebastian Bellin në terminalin ku ai pothuajse humbi këmbën e tij është kthyer në një nga fotot më ikonike të sulmeve në Bruksel mëngjesin e së martës.3285FBC500000578-3507657-image-m-6_1458827253445 3274410100000578-3507439-Sportsman_Sebastien_Bellin_a_Brazilian_Belgian_basketball_player-a-17_1458815028232 3276640000000578-3507439-image-a-39_1458817159139/Oranews.tv/