Qipro, 30 xhihadistë janë identifikuar dhe deportuar gjatë muajve të fundit

Më shumë se 30 xhihadistë të Shtetit Islamik janë identifikuar përgjatë muajve në fundit nga autoritetet qipriote të sigurisë në tentativë për të udhëtuar drejt Europës përmes aeroportit të Larnakës.Sipas mediave greke, këta shtetas janë kthyer mbrapsht drejt vendeve të tyre të origjinës.Ndërkohë që autoritetet e sigurisë kanë përforcuar masat, pasi supozohet se Qiproja mund të përdoret si një stacion tranzit nga xhihadistët.Shërbimet e Inteligjencës janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadat dhe shërbime të ngjashme homologe për shkëmbimin e informacionit mbi lëvizjen e personave të dyshimtë.Theksi është vendosur në udhëtimet e klandestinëve që vinë nga zonat e pushtuara, në mesin e të cilët dyshohet se mund të gjenden edhe militantë të ISIS.Që prej sulmeve të nëntorit në Paris, në dy aeroportet e Qipros për mbarëvajtjen e sigurisë mësohet se asistojnë edhe 120 ushtarë të Gardës Kombëtare.