Pas sulmeve në Bruksel, Obama: Do të jemi pas terroristëve, bombardimet vazhdojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nga Kuba ka folur edhe për sulmet e sotme terroriste në Belgjikë, të cilin e ka marrë përsipër organizata terrorist ISIS.

Obama ka theksuar se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja do të vazhdojë të bombardojë caqet e Shtetit Isamik në Siri dhe Irak, edhe pas sulmeve të sotme në Belgjikë.“Do të jemi pas tyre”, ka thënë Presidenti amerikan.Janë mbi 30 të vrarë dhe mbi 200 të tjerë të plagosur si pasojë e dy sulmeve të koordinuara të xhihadistëve islamikë në Bruksel, të kryera sot.