Arrestohen 3 persona, vidhnin kasetofona dhe amplifikatorë

Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona pasi vidhnin kasetofona dhe amplifikatorë. Në kuadër të operacionit të koduar "Amplifikatorët" në pranga u vunë Arges Baha, 20 vjeç, Romeo Mucaj, 22 vjec  Esat Tusha, 20 vjeç, banues në Sarandë.“Shërbimet e Policisë, në sajë të këtij Operacioni kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve për arsye se:Më datë 29.02.2016, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në pikën e bllokimit të automjeteve në Ksamil dhe kanë vjedhur disa sende me vlerë në një mjet në pronësi të shtetasit: L.B (35 vjeç), konkretisht: amplifikator dhe kasetofona, me një vlerë monetare prej 800-Euro.Dyshohet se shtetasit e lartpërmendur, janë autorë të disa vjedhjeve te tjera për të cilat Policia po punon per dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, sqaron policia.