Tre kamikazë pas shpërthimeve në Bruksel, mes tyre 2 vëllezërit. Në kërkim terroristi tjetër

Katër terroristë kanë kryer sulmet terroriste në Bruksel një ditë më parë, por një prej tyre nuk ka hedhur veten në erë dhe është në kërkim.Tre kamikazë kanë hedhur veten në erë në tre shpërthimet e ndodhura dje në Bruksel.  Deri tani Prokuroria belge ka arritur të identifikojë Ibrahim el-Bakraoui, 30 vjeç, me shtetësi belge, si kamikazi i cili hodhi veten në erë në shpërthimin e parë në aeroportin Zaventem.Shpërthimi i parë ka ndodhur në 7. 58 minuta ndërsa i dyti 9 sekonda më vonë.Ndërsa i vëllai i tij,  Khalid 27 vjeç kreu sulmin në metronë Maelbeek.Prokurori federal belg Frederic van Leeuw dha një konferencë për shtyp pasditen e sotme lidhur me ecurinë e hetimeve të 3 shpërthimeve ku mbetën të vrarë deri tani 31 persona dhe 270 janë plagosur.Ibrahim el-Bakraoui është personi i mesit në foton që është bërë në aeroport, ndërsa dy personat e tjerë nuk janë identifikuar ende nga hetuesit belgë. Por mediat vendase e kanë identifikuar si Najim Laachraoui burrin me kapele dhe veshur me të bardha.30Sipas prokurorit personi me kapele dhe që ende nuk është identifikuar dhe është në kërkim, dyshohet se kishte një çantë të mbushur me eksploziv që shpërtheu më vonë pas sulmeve pranë aeroportit por pa shkaktuar viktima. Asnjë armë tjetër nuk është gjetur në aeroport, tha prokurori.Prokurori tha se një shofer taksie ka deklaruar në polici se kishte marrë në makinën e tij të tre atentatorët në një adresë në rrugën Max Roos në Bruksel, ku policia më pas zbuloi edhe materiale që përdoreshin për përgatijet e eksplozivit.Mediat belge raportojnë se personi me kapele është Najim Laachraoui, I cili u përmend në fillim të javës nga policia si bashkëpunëtor i Abdeslamit dyshohet se është një ekspert bombash dhe sipas mediave franceze ka luajtur një rol kryesor në sulmet e Parisit në nëntor të vitit të shkuar.Dy vëllezërit me rekorde kriminaleProkurori tha se dy vëllezërit ishin me rekorde kriminale por që nuk lidheshin me terrorizmin dhe se identifikimi i tyre u bë nga testet e AND-së. Ai tha se Ibrahim el-Bakraoui kishte lënë një shënim ku shkruhej se policia ishte në ndjekje të tij dhe se po të dorëzohej, do të përfundonte në qeli.Sipas medias shtetërore belge, burimet policore kishin raportuar se Khalid el-Bakraoui, 27 vjeç kishte përdorur një emër fals për të marrë me qera një apartament në kryeqytetin belg në zonën ku policia vrau një person të armatosur një javë me parë. Gjatë këtij operacioni policia zbuloi edhe gjurmët e gishtërinjve të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e parisit më 13 nëntor të vitit të shkuar, i cili më pas u arrestua në Bruksel të premten e kaluar.Khalid el-Bakraoui gjendet edhe në faqen e interpolit ku thuhet se kërkohet për aktivitete terroriste.  Sipas mediave vendase Khalid u burgos në 2011 për grabitje makine ndërsa vëllai i tij 30 vjeçar Brahimi u burgos në tetor të 2010 pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë.Ora 10:00 Mediat belge mohojne lajmin e arrestimit Mediat belge bëjnë një kthim pas duke deklaruar se personi u cili është arrestuar në Anderlecht nuk është Najim Laachraoui. Si gazeta La Libre Belgique por dhe DH thonë se kanë ngatërruar identitetin e personit të  arrestuar.  Policia dhe prokurorët nuk pranojnë të japin asnjë deklaratë por thonë se do të dalin në një konferencë për medianNajim Laachraoui identifikohet si është njeriu me xhaketë të bardhë dhe kapele i cili është fotografuar së bashku me dy kamikazët që hodhën veten në erë në aeroportin Zaventem të Brukselit mëngjesin e së Martës 22 Mars 2016.Policia publikoi dje foton duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, ndërsa sot u mësua emri i tij.Sipas RTBF Najim Laachraoui, 24 vjeçari xhihadist, është pjesë e grupit të sulmeve të 13 Nëntorit të 2015 në Paris.Laachraoui ishte rritur ne BelgjikeMediat belge thonë se 24-vjeçari është rritur në Bruksel në lagjen Schaerbeek dhe ishte shumë I njohur për policinë. Ai besohet se ka udhëtuar në Siri në 2013 dhe mendohet se është një ndër njerëzit kyç për rekrutimin e të rinjve për xhihad në Bruksel.Ne 2014 ishte shpallur ne kerkim nderkombetarNë 2014 ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, por mesa duket kjo nuk e ndaloi të kthehej në Belgjikë. Që prej dhjetorit policia ishte në kërkim të Soufian Kayal, emri me të cilin njihej Laachraoui. Televizioni shtetëror RTBF thotë se ai mund të jetë një nga prodhuesit e bombave që u përdorën në sulmet e ParisitADN-ja e tij ishte gjetur në shtëpitë e përdorura nga atentatorët e Parisiti vitin e kaluar, kanë thënë prokurorët, shkruan The Guardian.Ai ka udhëtuar drejt Hungarisë në shtator me të dyshuarin kryesor të atentateve të  Parisit, Salah AbdeslamNga tre shpërthimet, 2 në aeroport dhe tjetri në metro, humbën jetën 31 persona dhe mbi 200 mbetën të plagosur.Renzi: Atentatorët ndodhen brenda qyteteve tonaMe karikatura, në mbështetje të Brukselit asdasdasdasdFotoja e atentatorevePër këtë policia belge ka shpërndarë një foto të tre të dyshuarve si atentatorë të shpërthimeve në aeroportin Zaventem të Brukselit mëngjesin e sotëm.Në foto dy personat e veshur me ngjyra të errëta dhe që sipas hetuesve, kanë hedhur veten në erë, janë kamikazët. Ata kanë vetëm dorën e majtë me dorashkë dhe kjo mund ti ketë shërbyer për të fshehur detonatorin e shpërthimit.Prokurori belg, Frederic Van Leeuw tha dje se policia ishte vënë në kërkim të personit të tretë.Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e burrit me xhaketë me ngjyrë të çelur dhe me kapele, i cili nuk ka hedhur veten në erë dhe mendohet se është larguar.Prokurori belg tha dje se kërkimet po zhvilloheshin "në zona të ndryshme" duke shtuar se një pajisje eksplozive që përmbante gozhdë, produkte kimike dhe një flamur të ISIS u gjetën në një apartament në zonën Schaerbeek të Brukselit.32763C4700000578-3504151-First_picture_These_three_men_pretending_to_be_air_passengers_ar-m-72_1458664197410-640x355IS mori persiper sulmetShteti Islamik ka marrë përsipër sulmet në Belgjikë mëngjesin e sotëm, (22 Mars). Por Prokurori Van Leeuw tha se Pretendimi i ISIS ende nuk është verifikuar zyrtarisht.Sulmet në metronë dhe aeroportin e Brukselit erdhën vetëm 4 ditë pas arrestimit të dyshuarit të sulmeve bë Parsi, nëntorin e 2015.C_4_articolo_2166512__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image C_4_articolo_2166512__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image C_4_articolo_2166512__ImageGallery__imageGalleryItem_4_imagebrukselaeroporti1 28 9 3272CE8400000578-3503928-image-m-80_1458637918634 3272A59D00000578-3503928-image-m-62_14586354590823272E4D300000578-3504028-Rescue_effort_A_Maelbeek_victim_is_carried_on_to_a_stretcher_as_-a-41_1458639895538 3272F51000000578-3504028-image-a-52_145864075730732726A9600000578-3503928-image-m-32_1458632474414 3272638100000578-3503928-image-m-29_14586324116212083272C33300000578-3503928-Debris_litters_the_floor_after_two_explosion_rocked_a_terminal_b-a-31_1458641397052Adobe Photoshop PDF/Oranews.tv/