Referendumet e PD, KQZ shtyn vendimarrjen për projektet e Bashkisë

Komisioni Qëndror iu vë  barrierë demokratëve për kërkesat e tyre për referendum për 3 kërkesa mbi çështje qytetare.  Përfaqësuesit socialistë kundërshtuan  kërkesat, duke akzuar demokratët se po  kërkojnë të bllokojnë projektet e Bashkisë,  me kërkesën e tyre për të thirrur qytetarët në votim të cilët mund të  vendosin për një çështje thanë ata, por jo për aktet administrative siç janë projktet. Ndërsa demokratët thanë se këto projekte prekin qytetin dhe u takon qytetarëve të vendosin nëse i duan ato apo jo. Tirane- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shtyu për të mërkurën diskutimin mbi 3 kerkesat e Partisë Demokratike për referendum vendor.Demokratët kërkojnë mendimin e qytetarëve të Tiranës për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek parku "Rinia", ndërtimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit dhe ndërtimin e një objekti social-kulturor, në dy krahët e Universitetit Politeknik.Këto ndërhyrje në hapësira të gjelbërta sipas demokratëve nuk kanë marrë parasysh ndikimin në mjedis, ndaj për ndërtimin e tyre është i rëndësishëm opinioni qytetarëve.Malltezi: Në referendum hidhen çështjet e mushkërive të Tiranës, parku Rinia dhe parku i Liqenit. Këto ne nuk i falim dhe për këto duam referendum.Por përfaqësuesit ligjor dhe anëtarët e majtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundërshtuan kërkesën e demokratëve, duke theksuar se nuk mund të këtë referendum për çështje  administrative, pasi dëmton buxhetin e  institucionit.Saljani:Nuk mund sot të kërkosh shfuqizimin. Ose do të rregullojë objektin, do të thotë çështjen e parkut pa u marrë me vendimin e Këshillit bashkiak, ose do të tërhiqet. Këtu objekti është i paqartë dhe në këtë mënyrë nuk mund të jepet nga ana e KQZ-së formular tip përderisa objekti dhe pyetja është e paqartë në lidhje me kërkuesin.Por përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Njazi Kosovrasti, argumenton se KQZ verifikon vetëm proçedurën, është Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti që sipas tij vlerësojnë thlebin e çështjes. Kosovrasti: Të tjerat problematika që mund të dalin, që mund të ketë në mendje secili nga ne është e drejta e secilit nga ne ti ketë, janë problematika  që nuk janë pjesë e gjykimit sot të kësaj mbledhje të KQZ, janë pjesë e një gjykimi të institucioneve të tjera të shtetit.Të mërkurën, pjesë e mbledhjes do të jenë dhe disa përfaqësues të Këshillit Bashkiak, ndërkohë që do të merret vendimi  për të miratuar ose jo formularin tip, që shërben për mbledhjen e firmave të  nevojshme.Nismat e PD për referendumProjekt vendim: "Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen "A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia"?Projekt vendim: "Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen "A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik"?Projekt vendim: "Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen "A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë"?/Oranews.tv/