Tritol në shishe qumështi, në banesë i gjenden dhe 100 kapsolla detonatore

Policia e Elbasanit sekuestroi 3 kg lëndë plasëse të dyshuar si tritol dhe 100 kapsolla detonatore. Eksplozivi u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gani Xhaja 55 vjeç, banues në fshatin Mlizë Elbasan.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 282/a, dhe 278/2 të Kodit Penal.shishe qumshti foto 1tritoli tritoli 2/Oranews.tv/