Boshnjakët nderojnë Karaxhiç, hapin një konvikt studentësh me emrin e tij

Katër ditë para vendimit të gjykatës së Hagës, boshnjakët kanë nderuar ish-liderin serbo boshnjak, Radovan Karaxhiç, duke hapur një konvikt studentësh me të njëjtin emër. Gjatë ceremonisë presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, akuzoi komunitetin ndërkombëtar për drejtësi selektive dhe përpjekje për të destabilizuar entitetet në vend.Në nder të tij boshnjakët kanë hapur të dielën një konvikt studentësh të quajtur “Radovan Karaxhixh”.Ngjarja vjen katër ditë para verdiktit final të Gykatës së Kombeve të Bashkuara ndaj ish liderit  serbo-boshnjak, i akuzuar për genocid gjatë luftës në Bosnje.Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka akuzuar Karaxhiçin për 11 vepra penale, genocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës, masakra më mizore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.Gruaja e Karaxhiç, Ljiljana dhe vajza e tij Sonja, që është gjithashtu  zëvendës/kryetare e Parlamentit të Republikës Serbe, morën pjesë në ceremoninë e posaçme, në të cilën presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik akuzoi komunitetin ndërkombëtar se po përpiqet të destabilizojë entitetet mbizotëruar nga serbët e Bosnjes."Unë jam krenar që po ndaj keto momenti gëzimi me ju, të cilat nuk janë të rëndësishme vetëm për të, por për shkak të simbolikës së saj të fortë në kohën kur Presidenti i parë i Republikës serbe po gjykohet, gjë e cila është poshtëruese për ne në Republikën serbe”, tha Dodik, duke akuzuar ndërkombëtarët për drejtësi selektive.70-vjeçari Karaxhiç shihet si organizatori i fushatës serbe boshnjake të spastrimit etnik që detyroi dy milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre dhe mijëra të tjerë u torturuan në kampet e burgimit.20 30 40 50