Ringritja e Bektashizmit

Në prag të 25 vjetorit të krijimit të Selisë së Shenjtë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi Simpoziumin Ndërkombëtar  “ Ringritja e Bektashizmit përmes traditës së Ehli-Bejtit dhe roli historik i Dede Reshat Bardhit”. Në këtë simpozium morën pjesë përfaqësues të institucioneve shteterore, diplomacisë dhe fesë.Gjatë simpoziumit ndërkombëtar, u hodh dritë mbi veprën e Dede Reshat Bardhit. Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII, e më pas njohu vetëm rritje, si në numrin e madh të dervishëve, baballarëve ashtu edhe të besimtarëve./Oranews.tv/