Tufa e elefantëve del nga pylli, vret 4 njerëz në Indi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2016, 15:06
Një tufë elefantësh të egërsuar kanë dalë nga pylli në West Bengala në Indi duke terrorizuar popullatën e tre fshatrave si dhe duke shkaktuar të paktën 4 të vdekur, mes tyre një grua, si dhe dy të plagosur.Ajay Kumar Das, një zyrtare e departamentit të pyjeve informoi sot se 5 elefantë kishin dalë nga pylli Dalma, distrikt i Bankuras dhe pasi kanë kaluar lumin Damodar kanë përfunduar në distriktin Bardhaman duke shkatërruar arat si dhe duke sulmuar bujqit, 4 prej tyre kanë vdekur.Në fillim rojet e pyllit kishin arritur të bllokonin elefantët dhe ti shtynin brenda në pyll por më pas ata kanë arritur të dalin nga pylli duke shkaktuar dhe shkatërrime në tre fshatra./Oranews.tv/