Monedha amerikane humbet 2.7 lekë brenda javës, tregu ynë reflekton bursat

Dollari amerikan ka humbur ndjeshëm pikë këtë javë, duke reflektuar ecurinë e bursave ndërkombëtare, ndërkohë që euro ka ruajtur të njëjtat pozita. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha amerikane shkëmbehet me 122.8 lekë ose 2.7 lekë më pak se java e kaluar, ndërsa euro shkëmebehet me 138.3 lekë.Tregu ynë i këmbimit ka reflektuar këtë javë ecurinë e bursave ndërkombëtare.Euro ka ruajtur të njëjtat pozita të një jave më parë, ndërsa dollari ka humbur ndjeshëm pikë.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro shkëmbehet me 138. 3 lekë, ndërsa dollari me 122.8 lekë, duke humbur 2.7 lekë kundrejt javës së kaluar.Monedha amerikane ka humbur pikë në tregjet ndërkombëtare, ku një euro shkëmbehet me 1 dollarë e 12 cent dhe kjo është reflektuar edhe në tregun tonë të këmbimit.Rënia e dollarit nuk ka ndikim të madh në ekonomi, pasi niveli i shkëmbimeve tregtare, por edhe veprimeve të brendshme me këtë monedhë është i ulët.Ndryshe ndodh me euron. Luhatjet e saj prekin të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, duke u reflektuar te këstet mujore që ata do të paguajnë.Nga ana tjetër, pasqyrohen te importet që blihen kryesisht në euro, çka ndikon më pas te çmimet në treg.Ndryshimet në vlerat e euros prekin edhe interesat që Qeveria do të paguajë për borxhin e jashtëm, si dhe normën e fitimit të eksportuesve.KURSI I KËMBIMITEuro- 138.3 lekëUSD -122.8 lekë, rënie 2.7 lekë