Qeveria 1.7 mld lek subvencione në bujqësi, por fermerët ankohen për procedurat
1.7 miliard lekë janë vendosur në dispozicion të fermerëve shqiptarë për vitin 2016 nga qeveria shqiptare .Drejtoresha e Agjensisë së Pagesave, Suela Popa, shpjegon se subvencioni më i lartë që jepet për fermerët është rreth 2.5 milion lekë të reja. Por fermerët në disa zona të vendit ankohen për kriteret dhe proçedurat e shumta që kërkohen e megjithatë ka edhe nga ata që kanë përfituar.Fermerët shqiptarë të cilët duan të investojnë në bujqësi ose blegtori mund të përfitojnë nga fondi prej 1.7 miliard lekësh të vënë në dispozicion për vitin 2016.Aplikimet për këtë fond priten deri në datën 13 prill.Drejtoresha e Agjensisë së Zhvillimit Rural deklaron se subvencione do të ketë për pemëtari, për mbarështimin e gjedhëve të imëta dhe të trasha. Suela Popa: Fondi total është 1.7 miliard lekë i destinuar në mbështetje të subvencioneve për njëkohësisht dhe të investimeve. Thirrja është hapur me datë 15 mars dhe deri me datën 13 prill të gjithë fermerët gëzojnë të drejtën për tu drejtuar pranë Drejtorive të bujqësisë për të dorëzuar aplikimet e tyre. Në Drejtoritë e bujqësisë ata do të gjejnë të gjithë asistencën e duhur jo vetëm për të marrë informacionin, por dhe për ti orientuar për të plotësuar formularin e aplikimit dhe setin e dokumentave që duhet të dorëzojnë për të përfituar subvencione nga shteti shqiptar.Pavarësisht nismave informuese të ndërmarra nga qeveria konstatohet se një pjesë e fermerëve nuk janë të njohur me skemat e subvencioneve.Fermerët lushnjarë ankohen se shpesh herë kriteret e vendosura dhe proçedurat janë të shumta duke bërë që të skualifikohen.Fermeri: Na kanë thënë, se dimë të tani, të shkojmë të interesohemi.Nëse fitojmë.Gazetari: E dini si plotësohen dokumentat?Fermeri: Po e dimë.Gazetari: Keni aplikuar herë tjetër?Fermeri: Po kemi aplikuar, por nuk kemi marrë, nuk na kanë dhënë.Fermeri 2: Nuk dimë ku të interesohemi, nuk dimë ku me u sqaruar, nuk ka ardhur njeri të na thotë.Fermeri 3: Vetëm thotë me cilën parti është dhe bam paratë. I merr, ikën në punën tënde. Ne të shkretët që nuk kemi. Ka hyrë më tepër politika, se ekonomia tek ne.E megjithatë ka edhe nga ata fermerë që janë informuar për skemat e suvencionit dhe që kanë përfituar fonde.Fermeri: Po kemi përfituar.Fermeri 2: Jemi informuar me anë të televizionit, me anë të Drejtorisë. Hera e parë që aplikoj.Fermeri 3: Mbjell domate dhe aplikimin e kam për herë të parë.Në një prej qarqeve më të mëdha bujqësore në vend tashmë ka nisur aplikimi nga fermerët.Ndërkohë Drejtoria e Bujqësisë bën me dije se përfaqësuesit e sajë në njësitë administrative kanë kryer takime me fermerë për skemat e subvencioneve që qeveria jep në ndihmë të tyre.Muhamet Baboci: Bazuar dhe në rajonalizimin që është hartuar tashmë nga Ministria e Bujqësisë në qarkun e Fierit do të subvencionohen kryesisht mbjelljet e reja në pemë frutore, në vreshta, është pastaj grupi i skemave që ka të bëjë me dorëzimin e prodhimit të fruta-perimeve dhe dorëzimin e qumështit. Pastaj është grupi i skemave që ka të bëjë me mbarështimin e blegtorisë dhe të bletëve.Sektori bujqësor në Shqipëri që nga muaji prill do të mund të përfitojë kredi në bankat e nivelit të dytë dhe kjo falë shumës prej 300 milion eurosh të vëna si kolateral nga Banka Europiane për Zhvillim.