Veliaj inspekton kompleksin sportiv në Petrelë, do të ketë dhe pishinë olimpike

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka inspektuar punimet për ndërtimin e një kompleksi sportiv në zonën e Petrelës.Projekti parashikon ndërtimin e 3 fushave futbolli, disa fusha për lojërat me dorë dhe një pishinë olimpike.Kryetari bashkisë së Tiranës vlerësoi ndërtimin e këtij kompleksi sportiv, pasi sipas tij kjo përputhet edhe me filozofinë e bashkisë për të mbështetur masivizimin e sportit."Është fatkeqësi që sot 20% e fëmijëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, vuajnë nga obeziteti, çka përkthehet në sëmundje kardio-vaskulare, në jetë më të shkurtër, në kosto për shëndetin e. Kjo nuk shkon! Çdo qindarkë e investuar në sport është shumë më pak nga ajo çfarë do na duhet të investojmë nesër për të kuruar një jetë të pa shëndetshme", u shpreh Veliaj.Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukture./Oranews.tv/