Shtyhet për shkaqe sigurie derbi i Stambollit Galatasaray- Fenerbahçe
Një alarm për bombë në stadium ka bërë që Federata e Futbollit e Turqisë të shtyjnë ndeshjen e shumëpritur mes Galatasaray dhe Fenerbahces.Autoritetet bëjnë me dije që kjo ndeshje e cila ishte e planifikuar të luhet në mbrëmje është shtyrë pa afat.Sulmet e fundit terroriste që kanë goditur Turqinë kanë prekur edhe futbollin. Derbi më i madh i këtij vendi ai mes Gallatasarajt dhe Fenerbaçes është shtyrë për shkak të frikës ndaj atentateve të mundshme terroriste.Tifozët kishin filluar të popullonin "Turk Telekom Arenën" kur autoritetet turke një orë përpara nisjes së takimit vendosën që kjo ndeshje të shtyhej për një tjetër datë.Fillimisht u mendua që takimi të luhej pa praninë e tifozëve, por më pas u mor vendimi për ta pezulluar plotësisht derbin më të rëndësishëm në Turqi.Ditën e shtunë, Stambolli u trondit nga një sulm kamikaz ku mbetën të vdekur të paktën 4 persona dhe u lënduan 36 të tjerë.