Rrëzohet autobusi në Katalonja, vdesin 13 studentë të huaja
13 studentë nga 19 vende të ndyshme të botës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Spanjë, në autostradën mes Valencias dhe Barcelonës. Mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur, tetë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin shkak i aksidentit mendohet të jetë një gabim njerëzor i drejtuesit të autobusit.Të paktën 13 persona kanë humbur jetë mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Spanjë.Ngjarja ndodhi në në autostradën mes Valencias dhe Barcelonës, ku një autobus studentësh humbi kontollin, u përmys dhe përfundoi në anën tjetër të autostradës duke u përplasur me një tjetër automjet.Në autobus ndodheshin gjithsej 61 studentë dhe sipas autoriteteve 8 prej 43 të plagosurve janë në gjendje të rëndë shendetësore.Të gjithë viktimat janë femra nga 19 vende të ndryshme të botës, që ishin pjesë e programit Erasmus për shkëmbimin e studentëve.Shërbimi i emergjencës në Katalonjë konfirmoi se studentët që po udhëtonin vinin nga Gjermania, Suedia, Zelanda e re, Peruja, Italia, Japonia , Franca etj, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shtetësinë e viktimave.Arsyet që shkaktuan këtë aksident ende nuk janë konfirmuar, por sipas të dhënave të para, shkaku ka qenë një gabim njerëzor i drejtuesit të autobusit.Kontrollet e kryera nga autoritetet nuk kanë shfaqur shenja të konsumimit të alkoolit apo drogës tek drejtuesi i mjetit.Fillimisht u raportua për 14 të vdekur, por më pas u konfirmua se numri i tyre ishte 13.



/Oranews.tv/