Shkelje e konfidencialitetit të hetimeve, avokati i Abdeslam padit kryeprokurorin
Kryeprokurori i Parisit, François Molins, tha për gazetarët se Abdeslam kishte pranuar se kishte planifikuar të hidhte veten në erë, por kishte ndërruar mendje në minutat e fundit. Por menjëherë më pas avokati i të dyshuarit të sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, deklaron se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Prokurorit francez për shkelje të konfidencialitetit të hetimeve. Ndërkohë Franca ka blinduar kufijtë që pas arrestimit të terroristit.Avokati i të dyshuarit të sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, deklaron se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Prokurorit francez për shkelje të konfidencialitetit të hetimeve.Lajmi vjen pasi Kryeprokurori i Parisit, François Molins, tha për gazetarët se Abdeslam kishte pranuar se kishte planifikuar të hidhte veten në erë, por kishte ndërruar mendje në minutat e fundit.Duke nënvizuar se klienti i tij po bashkëpunon me autoritetet, avokati belg Sven Mary tha se njerëzit duhet t'i trajtojnë me kujdes deklaratat fillestare të 26-vjeçarit francez.Hetuesit shpresojnë që nga dëshmitë e Abdeslamit të mësojnë më tepër rreth rrjetit që fshihet pas sulmeve në kryeqytetin francez.Deri tani autoritetet kanë dekalruar se terroristët kanë lidhje me Shtetin Islamik.Ndërkohë avokati mbrojtës i Abdeslam tha se ai do të përpiqet ligjërisht të shmangë ekstradimin në Francë dhe se po bashkëpunon me autoritetet.Ndërkohë autoritetet franceze po përforcojnë kufirin pas arrestimit të Abdeslam.Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazenua, tha se forca të reja të sigurisë do ti bashkohen trupës prej më shumë se 5000 policësh që janë mobilizuar qe prej sulmeve terroriste.Kjo masë po ndërrmeret për të parandaluar ndonjë arratisje të bashkëpunëtorëve të Abdeslamit.130 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të 13 nëntorit në Paris.Pas ngjarjeve Abdeslam dyshohet se është arratisur menjëherë, duke u kthyer në lagjen Molenbek të Brukselit.Aktualisht 26-vjeçari me shtetësi franceze i lindur në Belgjikë po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Belgjikë.