Pakistan, Nawaz Sharif shpall fitoren
Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare për partinë e tij konservatore Liga Myslimane e Pakistanit.Nëse deklaratat e tij konfirmohen nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve, Sharif mund të kthehet në postin e kryeministrit që e ka mbajtur dy herë më parë në vitet 1990. Por asnjëra parti nuk pritet të marrë shumicën e vendeve në parlament, gjë që nënkupton se zotit Sharif mund t’i duhet të hyjë në koalicion me parti të tjera.Nawaz Sharif u ka bërë thirrje të gjitha partive pakistaneze t’i bashkohen partisë së tij për të çliruar vendin nga problemet, ku përfshihen inflacioni, papunësia, mungesat në furnizimin me energji dhe kryengritja e Talebanit.Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se pjesëmarrja dje në votime ishte tepër e lartë. Në disa zona, qendrat e votimit qëndruan hapur 1-3 orë përtej afatit zyrtar për të akomoduar radhët e gjata të votuesve.