Obama do vizitojë Gjermaninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2013, 20:57
Presidenti amerikan Barack Obama do të udhëtojë në Berlin, pasi të marrë pjesë në samitin G8, që mbahet në Irlandën Veriore më 17 dhe 18 qershor ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.Ai do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin Joachim Gauck në vizitën që “riafirmon lidhjet e fuqishme në mes të SHBA-së dhe Gjermnaisë, aleatin tonë jetik dhe partnerin ekonomik”, citon DPA zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë Jay Carney.Obama do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Michelle Obama.