Rusia zgjat afatin e kredisë për Qipron

Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasoulides, ka bërë të ditur se Rusia ka rënë dakort që të zgjasë afatin e kredisë së saj për Qipron në vlerë prej 2.5 miliardë eurosh.Raportet thonë se Rusia ka rënë dakord që të zgjasë kredinë për dy vjet dhe të ulë normën e interesit, për të ndihmuar financiarisht Qipron.Kjo e fundit, në muajin mars, është bërë vendi i katërt i Eurozonës që ka marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.Për 10 miliardë euro ndihmë, Qiproja ka rënë dakort për reforma bankare dhe për vendosjen e taksave në depozitat mbi 100,000 euro.Ivestitorët rusë thuhet të kenë shuma të mëdha parash të investuara në bankat e Qipros.