Guatemalë, ish diktatori dënohet për genocid

Ish-diktatori i Guatemalës, Efrain Rios Montt, u shpall fajtor për genocid ndaj më shumë se 1700 indigjenëve "Ixil Mayans", gjatë regjimit të tij 2-vjeçar, në 1982-83.Një panel prej 3 gjykatësish dhanë verdiktin të premten, një ditë pas përfundimit të gjyqit. Gjykata i dha 86-vjeçarit Rios Montt, dënimin prej 80 vitesh burgim. Ai u dënua me 50 vjet për gjenocid dhe 30 vjet për krime kundër njerëzimit.Gjyqi shënoi të parën herë që një kryetar shteti akuzohet për genocid nga vet sistemi i drejtësisë së vendit. Yassmin Barrios, Presidenti i tribunalit, lexoi përmbledhjen e gjatë të asaj se si arritën gjykatësit në këtë vendim, përpara se ta shpallnin atë.Dhjetëra dëshmitarë "Ixil" sollën prova se ushtria vrau, torturoi dhe përdhunoi popullsinë indigjene. Si një president de-facto, Rios Montt e dinte se po kryheshin mizori, por nuk bëri asgjë për ta ndalur atë, tha Barrios.I pandehuri tjetër, veç Rios Montt, ish-shefi i inteligjencës Mauricio Rodriguez Sanchez, u shpall i pafajshëm, ndërsa pritet që Montt të apelojë kundër vendimit të gjykatës për shkak të moshës së tij.