Bangladesh, 1 grua gjendet e gjallë nën rrënoja pas 17 ditësh

Një grua është tërhequr e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shëmbur në kryeqytetin Daka të Bangladeshit, 17 ditë më parë.Autoritet që vazhdojnë gërmimet thanë se gruaja, e quajtur Reshma, u gjet në mbetjet e katit të dytë të Plaza Rana, pasi e dëgjuan të qarat e saj.Gruaja me fat ështe dërguar menjërerë në spital ku medohet se ka pësuar dëmtime serioze. Lajmi erdhi pasi ushtria e Bagladeshit njoftoi më parë një numër të frikshëm viktimash nga shëmbja e ndërmarrjes 8-katëshe të prodhimit të veshjeve, si rrjedhojë e punimeve të dobëta dhe ndërtimit pa kriter të kateve shtesë në kryeqytetin Dhaka, ku sipas autoriteteve deri tani ka shkaktuar 1 mijë viktima dhe mbi 2 500 të plagosur.“Nuk kisha asgjë për të ngrënë. I kisha vetëm dy shishe me ujë. Në dy ditët e fundit nuk kisha asnjë pikë ujë. Kam përdorur një shkop për t'iu treguar (ekipeve të shpëtimit) se jam gjallë. Unë dëgjoja të flisnin mbi mua, i thërrisja, por askush nuk më dëgjonte”, është shprehur Reshma, e mbijetuara e tragjedisë.Por autoritetet ende janë në frikë se ku numer mund të rritet e ndërsa forcat e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë viktima në rënoja. Të enjten trupat e shpëtimit kanë nxjerre nga gërmadhat një çift të rinjësh që ishin të përqafuar.Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky numër mund të ishte më i ulët në rast të efikasitetit të kundër forcave të shpëtimit, sepse gjithmonë e më shumë viktima po gjenden me trupa të paprekur mes inerteve, por të vdekur si pasojë e mungesës së ujit e ushqimeve.Deri tani, nëntë persona, mes të cilëve pronari i ndërtesës, janë arrestuar, në lidhje me akuzat e ngritura për neglizhencë dhe vrasje e shumëfishtë nga pakujdesia. Bangladeshi ka një ndër industritë e veshjeve më të mëdha në botë dhe shumë prej rrobave të prodhuara në ndërtesë ishin bërë për shitësit perëndimorë.