Ngjarja e Bostonit mund të ishte parandaluar

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngjarjet e Bostonit janë rikthyer sërish në vëmendjen e mediave duke nxjerrë në pah atë që është cilësuar si dështimi i agjensive amerikane të zbulimit.Shefi i Policisë së Bostonit ka thënë se departamentit të tij nuk është njoftuar rreth paralajmërimeve të  Rusisë në lidhje me sulmuesit e dyshuar të Maratonës së Bostonit.Në një senacë dëgjimore të Kongresit amerikan,  Edëard Davis ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion për vëllezërit Tsarnaev, të cilët dyshohen se kanë kryer sulmet e 15 prillit, në të cilat  humbën  jetën tre persona dhe u  plagosën  mbi 260 të tjerë. Ish-senatori Joseph Lieberman ka thënë se  ka qenë e mundur të parandalohen sulmet,  nëse  agjencitë amerikane do të kominikonin në mënyrë efektive.FBI dhe CIA, në vitin 2011, kanë marrë ndaraz paralajmërime nga Qeveria ruse, se Tamerlan Tsarnaev mund të ketë prirje militante islamike. Çeçeni ka vizituar rajonin rus të Kaukazit Verior në vitin 2012. Pas sulmeve, Tamerlan është vrarë në të shtënat me policinë, ndërsa vëllai i tij, Dzokhar, është arrestuar.Në një tjetër zhvillim, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se trupi i Tamerlan Tsarnaevit tashmë është varrosur. Por, ato nuk kanë bërë publik vendin e varrimit, nga frika se mund të bëhet një vend  i shenjtë për ekstremistët apo i protestave për kundërshtarët.