New York, sulmohet çifti i homoseksualëve

Një shtetas shqiptar dhe një amerikan janë arrestuar në qytetin Manhattan të New Yorkut dhe të paktën tre të tjerë janë duke u kërkuar nga policia për sulmin ndaj dy homoseksualëve pranë Madison Square Garden mëngjesin  e së Premtes.Nga sulmet, njëri prej burrave të plagosur ka pësuar dëmtime të rënda në një sy dhe për këtë ai është nënshtruar një oprecioni, bëhet e ditur nga spitali. Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pesë ditë pasi një çift tjetër homoseksual u rrahën brutalisht pasi i kishin ndjekur në rrugë.Personat që kanë ushtuar dhunë ndaj ciftit janë Asllan Berisha 21 vjeç me origjinë shqipëtare dhe Brian Ramirez me shtetësi amerikane, 21 vjeç.Viktimat e këtij incidenti janë të moshave 27 dhe 37, ata jetojnë në anën perëndimore të Manhattan, vend ky i njohur si "gay friendly". Ngjarja ndodhi kur cifti po dilte nga një bilardo, dy të dyshuarit iu afruan ,fillimisht i fyhen dhe me pas i rrahën. Ndërsa sipas policisë sulmi nuk ka ndaluar aty, dy të rinjtë i kanë ndjekur deri tek stacinioni i metrosë ku ushtruan dhunë më të ashpër ndaj tyre.Policia ka ndërprerë aktin e shëmtuar dhe ka arrestuar Berishën bashkë me Ramirez e gjithashtu ka  raportuar se kërkonte edhe tre persona të tjerë që morën pjesë në sulm.Ndaj dy të dyshuarve ka nisur procedimi penal "për krimin e urrejtjes" dhe për "ushtrim dhune". Ndërsa dy të rinjtë po hetohen edhe për incidentin e ngjashëm pak ditë më parë në New York.