Turqi: Nga eksplodimet në kufi me Sirinë – 4 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 15:32
Ministri i brendshëm i Turqisë, Muammer Guler, me anë të një deklarate ka bërë të ditur se së paku katër vetë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur në një qytet afër kufirit të Turqisë me Sirinë.Ministri turk tha se kanë nisur të zhvillohen hetime në lidhje me këto shpërthime.Burime të pakonfirmuara të mediave thonë se shpërthimet ishin shkaktuar nga makinat – bomba.Rrjeti privat televiziv NTV raportoi për së paku katër shpërthime.