Sulme të reja kundër politikanëve pakistanezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2013, 13:09
Sulmet kundër politikanëve pakistanezë kanë vazhduar edhe një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.Zyrtarë të inteligjencës pakistaneze kanë theksuar se një bombë pranë zyrave të katër kandidatëve zgjedhorë në Vaziristanin Verior ka vrarë të paktën tre persona.Në Kueta, pesë persona janë plagosur nga një shpërthim jashtë zyrës së Partisë Popullore të Pakistanit.Në anën tjetër, vazhdon të mos ketë asnjë lajm për fatin e Ali Haider Gilanit, kandidat i Partisë Popullore dhe djali i ish-kryeministrit Yousuf Raza Gilani.Ai është rrëmbyer të enjten nga persona të armatosur.Mbi 110 njerëz janë vrarë në Pakistan, në dhunën që lidhet me zgjedhjet e së shtunës. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve.