Turqi, parandalohet atentati ndaj patriarkut të Kostandinopojës

Një komplot për vrasjen e patriarkut të Kostandinopojës, Bartolomeu është parandaluar nga policia turke. Mediat vendase bëjnë me dije se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kishin përgatitur një plan për të vrarë Patriarkun në 29 maj.Sipas televizionit Ntv, tre personat kishin planifikuar të vrisnin kreun e kishës ortodokse gjatë ceremonisë që do të zhvillohet në përkujtim të 560-vjetorit të pushtimit osman të Kostandinopojës.Mësohet se komploti është zbuluar falë një letre anonime që kishte mbërritur në zyrën e kryeprokurorit në Stamboll.Patriarku Bartolomeu  është një qytetar turk me kombësi greke dhe kreu shpirtëror i ortodoksëve në mbarë botën.