Angela Merkel viziton Afganistanin

Zyrtarët afganë kanë shrehur pakënaqësinë e tyre nga vizita e Kancelares Gjermane Angela Merkel, e cila nuk ishte e paralajmëruar ashtu siç parashikojnë normat diplomatike.Një këshilltar i presidentit afgan Hamid Karzai, tha se vizitat e paparalajmëruara nuk i përgjigjen "normës diplomatike". Eshtë "mungesë e thellë respekti", kur një përfaqësues ekzekutivi nga jashtë viziton një vend, pa e njoftuar qeverinë e atjeshme, u shpreh ai.Merkel të Premten nuk shkoi në Kabul. Gjatë këtij udhëtimi të saj, kancelarja nuk pati asnjë takim me presidentin afgan, ndërsa qeveria afgane u informua për mbërritjen e saj vetëm pak pas uljes së avionit të kancelares.Kancelarja gjermane u shpreh se temat kryesore të  vizitës së saj në Hindukush, ishin përkujdesi për trupat ushtarake dhe përshkrimi i së ardhmes.  Angela Merkel i ofroi ndihmë këtij vendi edhe pas fundit të misionit të NATO-s në vitin 2014. Por ajo njëkohësisht i vuri kushte qeverisë së presidentit Hamid Karsai. "Ne nuk duam që t'i lemë në baltë afganet dhe afganët", tha Merkel para ushtarëve në kuartierin qëndror të forcave gjermane Bundesverit në Masari-Sharif në veri të Afganistanit. "Nëse vendet e tjera duan të bashkëveprojnë, Gjermania është e gatshme, që edhe pas vitit 2014 të vazhdojë të marrë përsipër përgjegjësi në një formë tjetër. Por ndihma do të vijë me kushte. 'Ne presim progres, zgjedhje të ndershme, një proçes politik sepse fitorja ndaj kryengritësve nuk mund të arrihet vetëm me forcë ushtarake', tha ajo.Vizita e Merkelit vjen vetëm disa ditë pasi një nga ushtarët gjermanë humbi jetën. Gjithësej 53 ushtarë gjermanë kanë humbur jetën që nga fillimi i misionit në Afganistan, shumica gjatë sulmeve dhe atentateve të kryengritësve.