Bangladesh, mbi 1 mijë viktima nga shembja e godinës

Një numër të frikshëm viktimash ka rritur shembja e një ndërtese në Bangladesh. Shembja e ndërmarrjes 8-katëshe të prodhimit të veshjeve, si rrjedhojë e punimeve të dobëta dhe ndërtimit pa kriter të kateve shtesë në kryeqytetin Dhaka sipas autoriteteve  ka shkaktuar 1 mijë viktimadhe mbi  2 500 të plagosur.Por autoritetet ende janë në frikë se ku numër mund të rritet e ndërsa forcat e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë viktima në rënoja.Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare ky numër mund të ishte më I ulët në rast të efikasitetit  të kundër forcave të shpëtimit, sepse gjithmonë e më shumë viktima po gjenden me trupa të paprekur mes inerteve, por të vdekur si pasojë e mungesës së ujit e ushqimeve.Deri tani, nëntë persona, mes të cilëve pronari i ndërtesës, janë arrestuar, në lidhje me akuzat e ngritura për neglizhencë dhe vrasje e shumëfishtë nga pakujdesia. Bangladeshi ka një ndër industritë e veshjeve më të mëdha në botë dhe shumë prej rrobave të prodhuara në ndërtesë ishin bërë për shitësit Perëndimorë.Ndërkohë, Bashkimi Europian ka deklaruar se po konsideron seriozisht ndërmarrjen e një aksioni për të inkurajuar përmirësimin e kushteve të punës në fabrikat e vendit.