Apeli: Mjaft i ushqyet balenat vrasëse
Operatori amerikan për mbrojtjen e natyrës dhe jetës së kafshëve, prej vitesh, bashkë me aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të tyre, kanë protestuar me thirrjen për të mos ushqyer më balenat vrasëse, pasi këto të fundit po shkaktojnë një masakër të vërtetë në botën ujore.Me bazë në Orlando, kjo agjenci ka kërkuar që thirrja e tyre të dëgjohet ndërsa disa aktivistë kanë bërë thirrje që t’i jepet fund ekspozimit publik të balenave vrasëse apo orkave së bashku."SeaWorld Entertainment" e cila ka parqe ujore në San Diego, Orlando dhe San Antonio, tha në muajin nëntor se do ta anullojë shfaqjen e balenës vrasëse që njihet me emrin "Shamu", që kishte plankifikuar për në San Diego, pikërisht për shkak të këtij debati.Rregullatorët në Kaliforni kanë rënë dakord më herët që të lejojnë zgjerimin e habitatit për orka në parkun në San Diego por me kushtin e vetëm, që ato të mos lejohen që t’i ushqejnë më ato dhe t’i transferojnë të gjitha bashkë këto kafshë në një park të vetëm.Sea World është përballur me kritika të forta që pas publikimit të një dokumentari në vitin 2013 me titull "Peshqit e zinj" në të cilën përshkruante mënyrën sesi kapeshin dhe më pas ekspozoheshin për publikun balenat vrasëse.Duket se kompania ka bërë një reklamë që i është kthyer në një bumerang.Disa aktivistë i kanë bërë thirrje Sea World që të lirojë orkat në bregdet. Gjithsesi Sea World reagoi duke thënë se balenat apo orkat e rritura të mbyllura, do të ndërronin menjëherë jetë nëse lirohen në ujë.SeaWorld, që nuk ka mbledhur e kapur asnjë orkë për pothuajse 40 vitet e fundit, ka 29 të tilla nën kujdes, përfshirë edhe 6 të tjera të huazuara nga kompani të tjera në vendet jashtë Amerikës.Balena e parë vrasëse e lindur në parqet e saj është ajo e lindur në vitin 1985. Që prej asaj kohe, kanë lindur edhe 30 të tjera, mes të cilave njëra me farëzim artificial.SeaWorld, tërheq çdo vit më shumë se 20 milionë vizitorë në vit. Ajo tha se do të prezantojë së shpejti në një shfaqje të posaçme, një orka natyrale me një performancë teatrale, me fokus në ushtrime dhe shëndetin e kafshëve./Oranews.tv/