Filmi për Hong Kong-un e 2025 nxit polemika e debate në vend

"10 vjet" një film që portretizon të ardhmen e Hong Kongut, nën regjimin e rreptë e kontrollin e Partisë Komuniste Kineze, është shndërruar në një hit të vërtet në Hong Kong dhe përtej tij, duke u shfaqur në kinema, por njëkohësisht duke përhapur e nxitur edhe debate e diskutime, pasi është shfaqur në festivalin Ndërkombëtar të Filmit.Mediat kineze shtetërore, kanë kritikuar filmin duke ngritur shqetësime të reja rreth influencës së Hong Kongut, me frikën se po nxitet një shtet 2 sisteme, një formulë që nënkupton autonominë e Hong Kongut, nga qeveria qëndrore në Kinë."10 vjet" është një film me metrazh të shkurtër me dhjetëra seri. Filmi zhvendoset në Hong Kongun e vitit 2025. Në të përfshihen edhe skena të një shpërthimi përpara konsullatës britanike në Hong Kong apo një përpjekje për vrasje masive në ditën e zgjedhjeve.Skenat, sipas televizioneve shtetërore në Kinë, duket se synojnë një nxisin një tension mes Kinës dhe ish kolonisë britanike, që u rikthye nën regjimin e Kinës, në vitin 1997.Filmi është nominuar për regjinë më të mirë në Festivalin e Filmit në Hong Kong, event ekuivalent me çmimet Oskar në Hong Kong, që do të mbahet më 3 prill.Ideatorët e krijuesit e filmit, skenaristi dhe regjisori thanë se e kanë nisur këtë projekt përpara se të nisnin protesta pro demokracisë në Hong Kong në vitin 2014, kohë në të cilën u rritën edhe më shumë shqetësimet për të marrë nën kontroll plotësisht Hong Kongun."Mendoj se ky film reflekton më së miri atë që qeveria kineze ende nuk e kupton se çfarë mendojnë apo ndjejnë banorët e Hong Kong. Mendoj se kush e sheh filmin e kupton më së miri se çfarë ndjejnë ata, sa të drejta kanë" tha Andreë Choi, regjisori i filmit "10 vjet".Përmes një editoriali kritik dhe të ashpër, gazeta shtetërore në Kinë "Global Times" denoncoi filmin "10 vjet" duke e përshkruar atë si krejt absurd dhe pesimist, ndërsa i akuzoi regjisorin dhe skenaristin, se po synojnë të përhapin një virus dhune dhe protestash.Menjëherë pas këtij artikulli, filmi u ndalua të shfaqet në kinematë në Hong Kong."Filmi "10 vjet" ka thyer çdo limit, ka thyer rekordet për arkëtimet në kinematë vendase. Është shfaqur qindra herë ë të gjitha kinematë dhe teatrot në vend. Kur krejt papritur u ndalua shfaqja e tij. Madje, nuk lejohet as që ky film të shndërrohet në një libër" tha kreu i Akademisë së Arteve në Hong Kong, Shu Kei.Filmi ka 5 regjisorë. Njëri prej tyre është Jevon Au tha se përpara se të mendonin titullin "10 vjet" u mendua reliahts që ai të quhej "Një shtet, 2 sisteme" por Hong Kongu kërkon të jetë i pavarur dhe autonom si dhe të implementojë reforma, që në Kinë absolutisht nuk do të lejoheshin."Unë ende besoj në një shtet me dy sisteme. Por në ditët e sotme, realisht e kam vënë në dyshim. Por ky është mendimi im. Është Hong Kongu, Hong Kongu nuk është në të vërtetë pjesë e Kinës. 2 sistemet sot nuk funksionojnë. Unë mendoj në lirinë e fjalës" tha Au.Choi tha se ideja për filmin startoi që në 2014, por tre muaj protestë pro-demokracisë vitin e shkuar, nën sloganin "Lëvizja Cadra" i dha shtysën e fundit për një produkt final."Mendoj se lëvizja e çadrës, ndryshoi qëndrimin tonë, na dha shtysën përfundimtare, tekst shkruesve dhe regjisorëve. Mendoj se ajo reflektoi historitë disa, pjesën më të madhe të tyre. E kemi ndryshuar shumë pak historinë. Ndryshuan titullin" tha Choi.Mendiat në Hong Kong, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar se televizioni qëndror shtetëror në Kinë dhe mediat sociale kineze, kanë vendosur që ky film të mos shfaqet më në kinema dhe as në televizion.Filmi "10 vjet" është realizuar me një buxhet modest por ka arritur të qindra fishojë fitimet, së paku sipas arkëtimeve në kinema, në 800 mijë dollarë në vetëm në një javë./Oranews.tv/