Iluzionisti spanjoll bën bashkë magjinë me teknologjinë
Iluzionisti spanjoll, Jorge Blass, po i sjell një lloj tjetër magjie skenës botërore, pasi ka bërë pjesë të saj edhe teknologjinë. Sipas tij, kjo është një strategji e re që ka impresionuar edhe vetë mbretin e magjisë botërore, David Copperfield, që bleu të drejtën nga Blass për të performuar një nga iluzionet e tij, që përfshin mediat sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Blass, i cili ju bashkua turit të iluzionistëve të Amerikës Latine në vitin 2015, ka stile dhe truke të reja, që variojnë nga iluzionet tradicionale këtë herë duke përfshirë në të magjinë e rrjeteve sociale."Fjala e magjistarit" do të shfaqet premierë fillimisht në Teatrin De La Luz në Madrid për të vijuar më pas në mbarë botën për 4 javë rresht.Blass,vetëm 35 vjec, është apasionuar marrëzisht pas magjisë që kur ka qënë fëmijë dhe është shndërruar në një magjistar profesionist 10 vitet e fundit, duke tërhequr mijëra fansa e mbështetës në mbarë botën./oranews.tv/