Djali kishte lëkurë më të errët se babai, dikush telefon policinë

Pasditja e këtij babai me djalin e tij u kthye në një përplasje të çuditshme me policinë kur ata po udhëtonin drejt shtëpisë në Toronto në stacionin e Victoria Park.39 vjeçari Jason Thompson dhe vogëlushi 4 vjeçar Xavier ishin në autobus kur papritur ky i fundit ndaloi dhe dy efektivë policie u afruan për të biseduar me ta.Ata më pyetën “A është ky djali juaj?”, u shpreh Thompson për BuzzFeed Canada.Pasi iu përgjigj po, njëri prej oficerëve i shpjegoi se kishte marrë një telefonatë që kishte diçka nuk shkonte pasi ai nuk ngjasonte me djalin e tij.Aty Jasone kuptoi çfarë po ndodhte. Kanadezi, i cili është gjysmë xhamaikan ka albinizëm ashtu si dhe gruaja e tij indiane, ndërkohë që Xavier nuk vuan nga një defekt i tillë dhe ka lëkurë me ngjyrë më të errët se prindërit e tij.Efektivët e policisë kërkuan falje duke thënë se duhet të hetonin çështjen për shkak të telefonatës megjithëse e dinin që nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.enhanced-15383-1458158849-1 edit-24622-1458158894-3 enhanced-3470-1458158849-9/Oranews.tv/