Dënohet personi që vodhi e publikoi të dhëna personale të VIP-ave

Një burrë në Pensilvani është dënuar pasi ka pranuar edhe përpara autoriteteve se në mënyrë ilegale ka hyrë në telefonin privat dhe emailet personale të përsonaliteteve e personazheve hollivudioanë, si në rastin e aktores fituese të cmimit Oskar, Jennifer Lawrence, duke infiltruar në informacione personale, mes tyre edhe foto nudo.Një gjykatë amerikane në Kaliforni ka akuzuar dhe dënuar 36 vjecarin Ryan Collins, nga Pensilvania, se ka hyrë pa të drejtë kundër ligjit në trë dhënat personale të personave të tretë.Collins ka firmosur edhe marrëveshjen në të cilën pranon fajin se ka dhunuar kompjuterat e personave të tjerë, për ti vjedhur dhe hakëruar të dhënat personale. Ai do të vuajë tashmë dënimin me 5 vjet burg në një burg federal si dhe është gjobitur me 250 mijë dollarë.Ai ka pranuar se ka arritur të ketë akses në kompjuterat dhe telefonat celularë të personaliteteve të famshme si Jennifer Lawrence, aktoret Kirsten Dunst dhe Gabrielle Union apo modeles Kate Upton, duke publikuar më pas fotot e tyre nudo apo intime.Gjithcka, sipas prokurorisë, ka ndodhur ne përiudhën nëntor 2012-shtator 2014, ku Collins, në mënyrë të ndërgjegjshme, me qëllim kriminal, ka kryer këtë vepër penale, duke aksesuar në mbi 50 llogari në Icloud dhe mbi 72 llogari në Gmail, të më shumë se 100 personazheve të famshme të showbizit.ryan-collins-6 ryan-collins-10-e1458087725707 ryan-collins-2-e1458088551306/oranews.tv/