Mbyllet studio muzikore e Bowie dhe këngëtarëve legjendarë
Studio muzikore ku David Bowie regjistroi albumin e tij të fundit është mbyllur përfundimisht, pothaujse 3 dekada pasi u cel për herë të parë në Njujork."Dyqani magjik" në Nju Jork ku David Bowie, Coldplay dhe The Foo Fighters regjistruan muzikë për vite e vite me rradhë u detyrua të mbyllet pasi për pronarin e saj, Steve Rosenthal, kostot u rritën aq shumë, sa ishte e pamundur ta mbajë të hapur.Pasi shëndeti i tij po përkeqësohej, Boëie regjistroi me shpejtësi albumin e tij të fundit "Blackstar" vetëm pak ditë përpara se të ndërronte jetë në dimër. Albumi i tij ka dalë në treg 2 ditë përpara se ai të vdiste në Mbretërinë e Bashkuar më 11 janar."Bëri gjithcka munda për ta mbajtur këtë vend" tha Rosenthal.Rruga "Crosby" ku ndodhet dyqani magjik, do të mbetet tashmë pa këtë vend që dikur mblidhte aty ikonat e muzikës botërore, që prej vitit 1988.Grupi "Foo Fighters" ka kërkuar që ta blejë këtë pronë por pronari i godinës nuk pranon ta shesë.