Gjendet qeni që mbijetoi 5 javë në det
Një qenush, i cili kishte rënë nga një varkë peshkimi, në bregdetin e Kalifornisë javën e shkuar, ka arritur të mbijetojë, të shpëtojë ndonëse ka qëndruar vetëm në mes të oqeanit për më shumë se 5 javë. Lajmi është bërë publik nga marina amerikane.Kanë qënë ata që e kanë gjetur Lunën, një haski gjerman me sy blu, , pasi kishte notuar përgjatë 5 javëve për më shumë se 3.2 km, nga Kalifornia për në Ishujt San Clemente në San Diego.Luna ka rënë nga varka e peshkatarit Nick Haworth që më 10 shkurt.Vetë Nick ka kërkuar për ditë me rradhë në ujërat e Kalifornisë me shpresën për ta gjetur Lunën."Gjithnjë e kam ditur se Luna është një luftëtare" tha Nick në një reagim në rrjetin social Facebook, pas gjetjes së Lunës.Marinarët thanë se e kanë gjetur Lunën, vetëm 1 vjeçe e gjysmë, të ulur në bregdet.
/Oranews.tv/