Muret e pista në lumin Tiber në Romë, apeli i zyrtarëve

Ëndrra për një kohë të gjatë e artistit ndërkombëtar, Uilliam Kentridge, duket se po merr formë më në fund, në Lumin Tiber.Artisti afrikano jugor po krijon një murale me lule pranverore, të gjatë 550 metra përgjatë mureve anësore të lumit, duke shfrytëzuar më së miri historinë e qytetit të Romës dhe ndotjen e saj, për të vënë në jetë projektin e tij.Titulluar "Triumf dhe keqardhje. Një projekt për qytetin e Romës" kjo vepër e rrallë dhe e madhe arti ndan dy ura, Ponte Sisto dhe Ponte Mazzini, në të cilat do të krijohen 80 figura nga e shkuara e gjatë dhe e gjallërishme e qytetit.Projekti gjithsesi nuk do të ketë pjesë të tij ngjyrat apo pikturat. Përgjatë të gjithë gjatësisë së lumit janë vendosur tashmë edhe skelat e punës ndërsa punonjësit e bashkisë kanë punuar për të pastruar muret nga ndotja e viteve të fundit."Kjo teknikë do të sjellë një qytet më të pastër. Janë pastruar të gjitha muret, të paktën ato ku ne do të krijojmë" shpjegoi drejtori teknik, Gianfranco Lucchino.Këto silueta, do të jenë subjekt i elementeve që do të zëvëndësohen dhe që do të hyjnë në këtë mënyrë në histori."Ideja është të krijojmë një vepër artistike kalimtare. Qëllimi ynë nuk është të stabilizojmë këtë pjesë të qytetit apo të mbrojmë vazhdimisht vizatimet, ato do të mbeten këto vetëm për pak kohë" shpjegoi Lucchino.Format kanë nisur të marrin jetë, nga Cezari antik, Mussolini, politikani italian Aldo Moro etj.Kentridge po bashkëpunon edhe me një organizatë jo-qeveritare për të sjellë në jetë sërish këtë pjesë të lumit Tiber.Ideja i lindi artistit, me origjinë nga Johanesburg 14 vjet më parë. Burokracitë italiane e detyruan atë që të presë kaq gjatë, për të realizuar projektin në terren.E gjithë vepra artistike do të inaugurohet më 21 prill.6537484 Rome-Italy-William-Kentridge-ART0316/Oranews.tv/