Në Amazonë kapet anakonda më e madhe në botë. Zbulojeni sa e gjatë është
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2016, 19:36
Një dokumentar i ri i BBC-së, ka zbuluar gjarprin më të gjatë në botë. Ai është gati 6 metra i gjatë dhe jeton thellë në xhunglën e Amazonës.Dokumentari pritet të publikohet të dielën. Krijuesi i dokumentarit bashkohet me një familje fisnore në një zonë të largët të Ekuadorit, ku sfida më e madhe e banorëve të fisit të xhunglës është kapja dhe më pas lirimi i një anakonde gjigante. Kjo është specia më e rrezikshme që jeton në Amazonë.Fisi “Waorani” beson se ajo u jep fuqi të madhe shpirtërore. Kapja dhe më pas lirimin e anakondës më të madhe pa e dëmtuar atë është demonstrim i trimërisë së banorëve të fisit.Këta njerëz janë mësuar të jetojnë me kafshët, duke krijuar edhe mite për to.
/Ora News/