Arratisja spektakolare me helikopter e dy të burgosurve si nëpër filma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2016, 22:43
Ngjan si nëpër filma, por arratia e dy të burgosurve me helikopter është e vërtetë.Një helikopter erdhi sipër ndërtesës së burgut dhe për 6 minuta “rrëmbeu” dy të burgosur. Ata u kapën me litarë dhe ikën, pavarësisht përpjekjes së rojeve për t’i ndalur.Megjithatë, arratisja spektakolare e tyre nuk zgjati shumë pasi ata u arrestuan disa orë më vonë pas një konfrontimi me policinë.Arratisja ka ndodhur në një burg në Kanada i quajtur “Quebec’s St-Jérôme”. Arratisja ka ndodhur në vitin 2013, por videoja është bërë publike vetëm tani./Ora News/