Mbretëresha Elizabetha II inauguron seksionin e luanëve

Mbretëresha Elizabetha II, ka hapur dyert e seksionit të ri dedikuar luanëve në Kopshtin Zoologjik, më të madhin në Londër.Në këtë seksion do të qëndrojnë 3 luanë femra dhe një luan aziatik mashkull, në një sipërfaqe prej 2500 metra katrore, më e madhja për një kopësht zoologjik."Ka rreth 500 metra katror në natyrë të egër, njësoj si provinca Gujurat në Indi. Është një rezervë e vogël por këtu këto luanë do të jenë të mbrojtur" tha njëri prej kujdestarëve në këtë kopësht.4 kafshët janë luani mashkull Bhanu 5 vjeç lindur në Gjermani në kopshtin zoologjik në Magdeburg, dhe tre motrat Rubi 6 vjeçe, Heidi dhe Indi nga 4 vjeç, të treja të lindura në Kopshtin Zoologjik në Londër.Projektueseve iu është dashur të shpenzonin plot 10 ditë në përpjekjepër të krijuar një vendbanimi të ngjashëm me atë ku kafshët ishin mësuar si dhe të përshtatshëm mbi të gjitha për ta dhe vizitorët.Publiku ka një seksion të vecantë, për të qëndruar e për të vëzhguar më nga afër kafshët. Është krijuar enkas për ta një lloj stacioni hekurudhor.Për vizitorët, "Toka e Luanëve" do të hapet më 25 mars.3248DFF000000578-3496756-image-m-19_1458222396338 3248C45D00000578-3496756-image-a-24_1458222558842 britains-queen-elizabeth-prince-philip/Oranews.tv/