“G7” takim 2 ditor, konferencë për reformat bankare

Ministrat e Financave të grupit "G7", të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, nisën një takim 2-ditor të premten.Takimi, i cili do të mbahet në Londër, do të jetë e përqendruar në reformat e nevojshme bankare.Ndërsa në qëndër të bisedimeve si një rast fenomen dot ë jetë shpëtimi urgjent i Qipros, nëpërmjet një dorëzanie të dhënë nga BE në muajin mars.Kjo mbledhje e grupit "G7"-s është një ngjarje e rrallë, pasi në vitet e fundit, është tentuar gjithmonë e më shumë që takimet të realizohen në kuadrin e "G20"-s, një strukturë e zgjeruar në 20 vendet më të industralizuara të botës."Qëllimi ynë është të debatojmë mbi mënyrat se si të ushqejmë rikthimin e rritjes ekonomike në një të ardhme sa më të afërt", deklaroi Ministri britanik i Financave, George Osborne."Nuk ka dyshime se qëndrueshmëria financiare është aktualisht më e madhe se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por duhet të bëhet ende shumë punë për të inkurajuar rritjen ekonomike", shtoi ai.Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës përbëhet nga SHBA, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, vende që kanë të përqendruar në duart e tyre 66% të pasurisë botërore.