Kopshti në Peru, prezantohen për publikun 2 këlyshat tigër bengal
Në kopshtin zoologjik në Peru kanë ardhur në jetë 2 tigra të bardhë bengalë, që janë edhe tigrat më të rrallë në botë, të konsideruar specie në zhdukje. Ato janë shfaqur për herë të parë për publikun.Kujdestarët e kopsthti zoologjik thanë se ardhja në jetë e tigrave të vegjël përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e kafshëve nga zhdukja.Dy tigrat kanë ardhur në jetë nga nënë Clarita dërguar nga Argjentina dhe babai Yunga, dërguar nga Kili, të dy në kopshtin zoologjik Huachipa në kryeqytetin Lima, aty ku edhe lindën këlyshët e vegjël binjakë.Këlyshët kanë lindur 2 muaj më parë, sot ato janë në gjendje perfekte shëndetësore dhe peshojnë nga 8 kg secili.Për to, kujdeset pa pushim nëna e tyre, e cila peshon plot 150 kg dhe ushqehet vetëm me mish."Kjo tigreshë është një specie në rrezik. Është tigër i egër sigurisht dhe për të është krijuar një zonë unike. Tigrat femra bengal peshojnë deri në 150 kg ndërsa meshkujt deri në 180 kg, ndonjëherë deri në 200 kg" tha veterinerja e kopshtit, lisie ortiz.Tigrat bengalë gjendet kryesisht në pyjet e Bangladeshit, indisë dhe Nepalit. Por numri i tyre vjen në rënie vit pas viti, dhe tani sipas ekspërtëve, në botë ka vetëm 2500 të tillë.
/oranews.tv/