Festa e Shën Patrikut, Zelanda e Re dhe Australia bëhen jeshile më 17 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2016, 16:59
Mijëra qytetarë në Zelandën e Re dhe Australi kanë pikturuar me jeshile qytetet e tyre, në nder të festimeve të ditës së Shën Patrikut.Festa ka vijuar për orë me rradhë, kryesisht në qytetin jugor të Zelandës së re, në Christchurch, atje ku kryesisht të rintë festuan në pube e lokale, me muzikë dhe veshje tradicionale, ku mbizotëronte jeshilja."Kjo është një ditë e veçantë për ne. Ka një kuptim shumë të madh kjo ditë e shenjtë" tha Shane Tanui.Në Auckland, festimet nisën që në orët e para të mëngjesit me qytetarët që shijuan spektaklin e ngjyrave që pushtoi kullën ikonike Sky Tower, e gjitha e veshur në jeshile në nder të Shenjtit patrik.Edhe në Melburne, pubet e lokalet u veshën me jeshile.