Pacientët në pediatrinë e Nju Jorkut shërohen nga një poni
Një nga ilaçet më të mira në botë i është vënë në dispozicion fëmijëve të sëmurë, pacientëve më të vegjël në spitalin Kravis, në Nju Jork. Bëhet fjalë për një Poni, vetëm 32 cm i gjatë dhe me një bisht."Honor" është emri i ponit vetëm 10 muajsh, që duket se riktheu buzëqeshjen në fytyrën e dhjetëra fëmijëve dhe adoleshentëve në spitalin e Manhatanit.Dhjetëra pacientë të vegjël arritën të marrin leje nga mjekët për të takuar Honor, në një sallë lojërash, ndërsa të tjerët, më të sëmurë, arritën ta shohin atë nga krevatet e tyre.Maria Benitez, që është 19 vjeç ndonëse ngjan shumë më e vogël, nuk arriti ta fshehë buzëqeshjen dhe lumturinë teksa Honor hyri në dhomën e saj. Kushtet e saj nuk ja lejonin që ajo të takonte ponin e këndshëm por ajo arriti ta shijojë këtë performancë aspak të zakonshme.E ndërsa Maria tha se kafsha e saj e preferuar është kali, ajo u shpreh se poni që ajo pa ishte shumë ndryshe nga sa e kishte menduar."Është shumë i vogël", tha Maria me pëshpëritje.Kuajt e vegjël apo ponit, sipas ekspertëve kanë rezultuar një kurë e jashtëzakonshme dhe kjo sipas mjekëve, është provuar edhe pas traumave nga tragjedi të tilla si të shtënat masive me armë zjarri në vitin 2012 në shkollën fillore "Sandy Hook" në Konektikat, tornadot e vitit 2013 që shkatërruan Oklahoman apo të shtënat me armë zjarri në një kishë në Charleston në vitin 2015, në Karolinën e Jugut.Natalia, nëna e Marias tha se ishte vërtet shumë mirënjohëse ndaj stafit të spitalit për këtë sipërmarrje kaq të këndshme."Këto gjëra kaq të vogla na bëjnë ne kaq të lumtur", tha ajo, pasi pa ndërveprimin e Marias me kalin."Ajo janë kafshë shumë të bukura dhe të buta, i trajtojnë edhe njeerëzit njësoj siç trajtojnë njëri-tjetrin në tufa. Ato ndjejnë emocione të ndryshme, njësoj si fëmijët", tha Xhorxh Garcia-Bengochea, drejtues i një cirku, që ka në pronësi ponin Honor.Ideja e kësaj shfaqjeje të papritur ishte e Diane Rode, që drejton njësinë e terapisë së artit kreativ, në spitalin e fëmijëve."Kur ti je në spital, përballesh me dhimbje, ankth, izolim dhe është shumë e lehtë ta lëshosh veten. Ditë si kjo, marrëdhënie si kjo ndihmojnë që fëmijët e vegjël të kenë interes dhe kënaqësi nga kjo botë. Fëmijët kanë nevojë për më shumë se ilaçet, që të bëhen mirë" tha Rode./Ora News/