Plani vendor për Shkodrën, Ademi: Mundësi e mirë për të zhbllokuar investimet

Pas një pune disa javore të grupit të ekspertëve te State University of Arizona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kontraktuar nga Qeveria Shqiptare për hartimin e një plani të përgjithshëm vendor për Bashkinë e Shkodrës, eshtë mbajtur dëgjesa publike mbi analizen e gjëndjes së territorit.Duke u ndalur tek resurset qe ka bashkia e re, kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se ky plan është një mundësi për krijimin e strategjive për përballimin e sfidave të përbashkëta.Ajo renditi edhe problematikat që has kjo njësi me ndarjen e re ku kryesfidë është thithja e investimeve, rritja ekonomike dhe zvoglimi i papunësisë.Voltana Ademi: Duhet të shohim hartimin e këtij plani si një mundësi e mirë për të zhbllokuar situatën e investimeve dhe për të iniciuar një proçes, për të ndërtuar bazat për zhvillimin e Shkodrës së të ardhmes.Ndërsa, Besnik Aliaj, i cili do të punojë për këtë plan u shpreh se duhet që Shkodrën ta kthejmë në një të ashtuquajtur kryeqytet të rajonit pasi ndikimi në vendet fqinje është shumë i madh.Besnik Alija: Si ata që janë në malësinë e Alpeve dhe ata që janë buzë Adriatikut, apo ata që janë në Shkodër dhe rrethinat e tjera duhet të kenë pak a shumë standarte të krahasueshme, të mos kenë diferenca, të marrin shërbie etë krahasueshme në kosto dhe harxhim kohe. Që do të thotë gjithë infrastruktura dhe shërbimet duhet të përshtatetn me këtë, ne duhet të krijojmë një komunitet të vetëm në një Bashki të re.Shkodra është zona me mundësitë më të mëdha të zhvillimit, madje duke krijuar mundësi që të jetë i jetueshem dhe të rinjët të kërkojnë të jetojnë këtu dhe jo të largohen.Në këtë analizë u prezantuan 30 gjetjet kryesore në të cilat do nis edhe hartimi i planit të përgjitshëm vendor të Bashkisë së Shkodrës.