Veliaj: Nisim konsultimet me qytetarët për projektin e sheshit ‘Skënderbej’”
Shumë shpejt bashkia e Tiranës di të nisë proçesin e konsultimeve dhe prezantimin për qytetarët të projektit të shndërrimit në pedonale të sheshit "Skënderbej".Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë takimit ndërlidhësit e Njësive Administrative 9, 10 dhe 11.Kryebashkiaku bëri me dije se Tirana këtë vit do të kthehet në kantier të vërtetë punimesh, në funksion të disa projekteve të mëdha që ka ndërmarrë Bashkia.Veliaj: Për çdo projekt të madh, ashtu siç bëmë për këndin e lojërave dhe buxhetin e këtij viti, do ta prezantojmë në çdo njësi administrative. Kështu, do të veprojmë edhe me projektin e sheshit “Skënderbej”. po përgatisim një kalendar dhe pasi të bëjmë një prezantim qendror të projektit të sheshit “Skënderbej”, do të shkojmë në çdo njësi”.Veliaj bëri me dije se Punimet për rindërtimin e sheshit do të fillojnë vetëm pasi të kenë mbaruar punimet e Unazës së Vogël, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi normal i mjeteve në qendër.Veliaj: “Ky do të jetë një vit ku ne do ta hapim Tiranën për investime, ndaj na duhet mirëkuptimi i komunitetit. Siç kemi nisur në njësitë 9 dhe 10 me Unazën e Vogël, me të mbaruar aty do të fillojmë në segmentet e tjera, do të ecim shumë shpejt dhe kjo është edhe arsyeja pse do jemi më shpesh në kontakt edhe për t’ju informuar mbi kalendarin e këtyre investimeve”.Gjatë takimit me ndërlidhësit Veliaj vuri theksin edhe tek zgjedhja e administratorëve të pallateve pasi bashkia ka nisur një projekt pilot në një grup prej 20 pallatesh në Fushën e Aviacionit, nga ecuria e të cilit do të varet edhe vijimi i procesit të zgjedhjes dhe funksionimit të administratorëve në të gjithë Tiranën./Ora News