Ne-Yo publikon fotot e para të të birit
Ne-Yo dhe bashkëshortja e tij Crystal Renay kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të djalit të tyre që erdhi në jetë datën 15 Mars. Të voglin e quajtën njësoj si këngëtari, Shaffer Chimere Smith Jr, sepse Ne- Yo është vetëm emri i tj i artit. Që në fotot e para dy prindërit i kanë dedikuar vogëlushit fjalët më të ngohta në publikimet e tyre, ku shprehnin gjithë dashurinë.Vetë Crystal tha se momenti kur erdhi në jetë i biri, ishte më i bukuri i gjithë jetës së saj. Ne Yo dhe Crystal u prezantuan për here të parë në një takim pune, për një film të shkurtër që këngëtari duhej të realizonte për albumin e tij të ri. Edhe përse ajo erdhi dy ore me vonesë sepse ishte shumë nervoze, Ne Yo sërish tha se ishte dashuri me shikim të parë.Krijuesi i hitit “Let me Love You” rrëfen: ‘Në momentin që ajo erdhi u ul pranë meje filluam të flisnim, por në një mënyrë që asnjëri prej nesh nuk e priste. Fillimisht ishte vetëm për çështje pune por pas dy orësh qëndrimi bashkë, gjërat morën një rrjedhë edhe më personale. Nisëm të njihnim njëri-tjetrin. Menjëherë pashë diçka të veçantë tek ajo, diçka ndryshe dhe e dija se ishte e duhura për mua.’
