Beqaj inauguron kabinetin e Kardiologjisë në poliklinikën qendrore, Vokshi: Krimet në shëndetësi duhen hetuar
Kabineti i kardiologjisë në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza nuk do të jetë më i vetmi që ofron ekzaminime të detajuara për ata që vuajnë nga zemra.Tashmë prej disa javësh në dispozicion do të jenë 4 kabinete kardiologjike vetëm në kryeqytet, krahas 11 kabineteve rajonale. Një investim ky që kap shifrën e 5.8 milionë lekë.Beqaj: Edhe në këtë qendër shëndetësore të specialiteteve, ka filluar të funksionojë prej disa javësh kabineti i plotë i kardiologjisë. Kjo është një qendër specialitetesh që mbulon më shumë se 200 mijë banorë të Tiranës. Ndërkohë që Ministri Beqaj inaguronte kabinetin e kardiologjisë në qendrën shëndetësore të specialiteteve numër 3, opozita hodhi akuza në drejtim të tij. Deputetja Albana Vokshi, bëri një përmbledhje të problemeve ne shëndetësi, ku akuzoi ministrin për korrupsion nga barnat, koncesionet e deri tek rikonstruksioni i qendrave shëndetësore.Vokshi: Të abuzosh me paratë e shëndetit të qytetarëve është krim dhe krimi duhet hetuar. Ky abuzim marramendës me paratë e shëndetit të qytetarëve është bërë me dijeninë e plotë me lejen dhe me aminin e ministrit të Shëndetësisë. Sigurisht, kreu i qeverisë z.t Rama është përgjegjës për këtë katastrofë.Vokshi tha se është skandaloze që mbetjet spitalore transportohen me të njëjtin automjet që transportohen edhe analizat.Shpesh herë gjatë këtij mandate opozita ka denoncuar disa nga koncesionet e kryera nga Ministria e Shëndetësisë.Vokshi: Analizat që merren nga Tropoja sillen bashkë me mbetjet spitalore, pra në një makinë të vetme.Ajo tha se kur të vinte opozita në pushtet do t’i kërkonte kryeministrit të ardhshëm që të rriste fondet për shëndetësinë për të mbyllur sipas saj “gropat” më të mëdha, teksa pranoi se qeverisja e djathtë la shumë probleme në këtë sektor, por nuk gënjeu qytetarët./Ora News/