Opozita proteston në Shkup, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Mijëra qytetarë të organizuar nga shoqatat civile, por edhe partia më e madhe opozitare LSDM u mblodhën në protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, e cila sot pritet ti mundësojë presidentit të shtetit amnistinë për  vjedhësit e votave në zgjedhje.Protesta ka nisur nga qeveria, vazhdoi përballë parlamentit dhe më pas para gjykatës kushtetuese, ku sipas paralajmërimit, do të qëndrojnë aty me tenda deri në shpallen e nesërme të vendimit. Por, pak orë më herët, një kundërprotestë nisi para Gjykatës Kushtetuese.Një kaos i tillë, mund të rrezikojë të përshkallëzohet edhe në tensione, edhe pse forca të shumta policie janë përqedruar në afërsi të ndërtesës së gjykatës kushtetuese.LSDM në një deklaratë tha se VMRO DPMNE edhe në mënyrë faktike e okupoi Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë. Por VMRO-ja u kundërpërgjigj se pikërisht LSDM-ja me veprimet e saj ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.