Hiqeshin si shqiptarë duke ndryshuar theksin, pranga dy italianëve për grabitje
Dy shtetas italianë përfunduan në prangat e policisë vendase.Ata kanë grabitur dhe dhunuar barbarisht një pensionist italian më 19 janar të këtij viti.Në fakt, dy italianët duke shfrytëzuar namin jo dhe aq të mirë të shqiptarëve, ishin sjellë si të tillë për të kryer grabitjen. Arrestimi i tyre ndodhi në Fenegro, ndërsa për të humbur gjurmët kishin përdorur si “karrem” theksin shqiptar.Por, 67 vjeçari i moshuar e ka kuptuar këtë dhe ka bërë denoncimin. Ata mohuan përfshirjen e tyre në ngjarje, por përgjimet telefonike nxorën të kundërtën.Grabitësit ishin të armatosur dhe të maskuar. Ata morën një sërë sendesh si dhe një automjet tip BMW X5 si dhe rreth 400 euro.Në fakt, njëri prej hajdutëve kishte punuar më parë si murator në vilën e pensionistit dhe i moshuari e njohu zërin.Të arrestuarit janë një 28 vjeçar dhe një 47 vjeçar. Dy të arrestuarit do të përgjigjen për vjedhje të rëndë, rrëmbim dhe lëndime./Ora News/