Thaçi: Në Kosovë dhe në Serbi ka parti që janë kundër dialogut

Në Kosovës ka disa parti politike që janë kundër dialogut me Serbinë dhe nuk i duan marrëveshjet e arritura në Bruksel.Deklarata është bërë nga presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një fjale të mbajtur në Hagë në Institutin për Drejtësi Globale.“Edhe në Serbi ka kundërshtarë të dialogut me Kosovën, të tillë si Shesheli dhe disa nacionalistë të tjerë. Dhe Qeveria e Serbisë nganjëherë nuk respekton frymën e marrëveshjes”, shtoi ai.Ai tha gjithashtu se Serbia vitin e shkuar nisi një fushatë të gjerë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke shtuar se ende Beogradi po përpiqet për ta penguar Kosovës të bëhen pjesë e organizatave ndërkombëtare.“Por, unë jam i bindur se kjo përbën një nacionalizëm afatshkurtër për përfitime afatshkurtra politike për Serbinë dhe vetëm për Serbinë. Ne duhet të përqendrohemi në bashkëpunim afatgjatë dhe dialog dhe në dobitë që do të gjenerohen për të gjitha shtetet në rajonin tonë”, shtoi ai.Tashmë që është zgjedhur President i Kosovës, Thaçi tha se propozonte katër elementë bashkëpunimi midis dy vendeve.“Tani që jam bërë President i sapozgjedhur i Kosovës, propozoj katër elemente të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë për të krijuar një kornizë të përhershme për paqe. Kjo kornizë mbështetet në fuqinë gravituese të Brukselit. Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e BE-së dhe kjo siguron mjete përmes së cilave mund të vendosim paqe dhe bashkëpunim. Si president i zgjedhur i Kosovës, shpreh angazhimin tim se do të përqendrohet në sundimin e së drejtës, bashkëpunimin rajonal, në ekonomi dhe marrëdhënie konstruktive me BE-në”, ka thënë Thaçi./Ora News/